Hamburger gërrditës për t’u shikuar dhe jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin e njeriut, po pretendon një qytetar se i është servuar tri ditë më parë nga “Burger King” në Pejë.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi të këtij hamburgeri i cili thotë se mishi në këtë ushqim është i mykur.
Për Gazetën Sinjali ky lexues ka dërguar disa fotografi ku shihet se ky ushqim është blerë në “Burger King” në Pejë, ndërsa mishi në të thuhet se është i mykur, e që është i dëmshëm për shëndetin e njeriut./Gazeta Sinjali/