Shërbimi urgjent ukrainas ka publikuar një video e cila shfaq situatën tejet dramatike në Kiev të Ukrainës.
Pamjet tregojnë zjarrfikësit duke u përpjekur që ta fikin zjarrin në kryeqytet dhe më pas papritur nisin shpërthime dhe të shtëna.
“Ky është vetëm një nga këto episodet në Kiev. Sa herë që është e mundur të bëhet diçka për ta parandaluar që një ndërtesë e granatuar të kthehet në pishtar”, ka shkruar shërbimi ukrainas.