Tavani i një shkolle në fshatin Golem në Lushnje ka rënë duke rrezikuar jetën e nxënësve.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ndarë në Facebook foto ndërsa është shprehur se tavani i shkollës “Irakli Bozo” ka rënë gjatë natës së djeshme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por Korreshi nuk i ka kursyer kritikat për ministrinë e Arsimit.
“Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije! Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.
I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane. Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje? Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?
Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katraure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ?? Ky eshte arsimi juaj si ne Europe?? Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve;” ka shkruar Korreshi.