image Kishte 3 ditë i ndarë nga gruaja, fati tragjik i pronarit të hotelit në Divjakë

Shqipëri

Kishte 3 ditë i ndarë nga gruaja, fati tragjik i pronarit të hotelit në Divjakë

news image

Pronari i një hoteli në Divjakë ka humbur jetën paraditën e sotme si pasojë e asfiksimit nga zjarri.

Llambri Marku u gjet në një nga dhomat e hotelit të tij ku kishte rënë zjarr aksidentalisht për shkak të një cigareje.

60-vjeçari kishte vetëm tre ditë që ishte ndarë nga gruaja dhe dyshohet  se ai kishte konsumuar alkool në sasi të madhe dhe më pas kishte ndezur cigaren. Por Markun me sa duket e kishte zënë gjumi me cigare në dorë, e cila ka ndezur dyshekun dhe flaka ka sjellë djegien e trupit të tij dhe zjarrin në gjithë dhomën.

Kanë qenë familjarët që e gjetën të djegur pasi 60-vjeçari nuk përgjigjej në telefon.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/