image Palmer takohet edhe me ish-presidentin serb, bisedojnë për Kosovën

Politikë

Palmer takohet edhe me ish-presidentin serb, bisedojnë për Kosovën

news image

Gjatë vizitës së tij në Beograd i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer, është takuar edhe me ish-presidentin serb, Boris Tadiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tadiq përmes një postimi në Twitter ku ka thënë se temë diskutimi ishte edhe Kosova.

“Një bisedë e jashtëzakonshme me Matthew Palmer. Ne biseduam për gjendjen e demokracisë në Serbi, ekonominë, problemet mjedisore dhe demografike, Kosovën, problemin e lirisë së mediave dhe situatën politike në rajon”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/