image Deklaronte se dialogun s'e ka prioritet të parë, Palmer nga Beogradi flet për përkushtimin e Kurtit

Politikë

Deklaronte se dialogun s’e ka prioritet të parë, Palmer nga Beogradi flet për përkushtimin e Kurtit

news image

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Mathew Palmer, gjatë vizitës në Serbi është deklaruar edhe për përkushtimin e kryeministrit kosovar Albin Kurti për dialogun, përcjellë Gazeta Sinjali.

Palmer për mediumin serb N1 ka deklaruar se “kishte përshtypjen se Kurti dhe qeveria e tij janë absolutisht të gatshëm për t’u përfshirë në dialog.”

Gjithashtu ai ka shtuar se në marrëveshjen përfundimtare mes të dyja palëve, rendi i ditës nuk përcaktohet nga SHBA-ja, por janë Kosova dhe Serbia ata që udhëheqin procesin.

Palmer foli edhe për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy palëve, për të cilën tha se pikat nuk i përcaktojnë SHBA-ja por Kosova e Serbia.

Një marrëveshje zbërthehet në çdo gjë për të cilën të dy palët bien dakord. Dhe qëllimi ynë është të inkurajojmë palët të ulen së bashku, të tregojnë se cilat janë vijat e tyre të kuqe, çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Ne nuk përcaktojmë rendin e ditës, as nuk përcaktojmë rezultatin. Ata udhëheqin të gjithë procesin”, deklaroi Palmer.

Ndërkaq kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se në bazë të matjeve të opinionit publik, dialogu me Serbinë rradhitej diku mes vendit të gjashtë dhe të shtatë.

Por, pasi mori pushtetin dhe u bë presion nga faktorët ndërkombëtarë drejt tij, deklaroi se do të tentojë të bëjë një konsesion që ta vendos dialogun në vendin e katër.

Ne nuk duam ta evitojmë dialogun e ta nënçmojmë rëndësinë e tij, mirëpo konsiderojmë se qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë zgjedhur për të sjellur drejtësi dhe punësim dhe natyrisht që është urgjente të merremi me pandeminë Covid-19. Në bazë të të gjitha matjeve të opinionit publik në Kosovë, kur i pyet qytetarët se çfarë rëndësie i jepni dialogut me Serbinë është zakonisht në vendin e gjashtë ose të shtatë, unë do të mund ta bëjë një konsesion dhe ta sjellë në vendin e katër pas drejtësisë, punësimit dhe pandemisë por nuk mund ta sjellë në top dy prioritetet”, kishte deklaruar Kurti.

Takimi në mes të Albin Kurtit dhe kryeminsitrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të ndodhë në mes të këtij muaji./Gazeta Sinjali/