image Palma këputet dhe bie mbi njerëzit në Durrës, lëndohen dy kalimtarë

Rajon

Shqipëri/ Palma këputet dhe bie mbi njerëzit në Durrës, lëndohen dy kalimtarë

news image

Dy persona janë lënduar nga një incident i pazakontë i cili ka ndodhur sot në Durrës.

Një pemë palme është këputur duke rënë mbi qytetarët. Ngjarja ka ndodhur në Bulevard pranë sheshit “Azem Hajdari”.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur palma bie mbi kalimtarët.

Moti në Durrës është i qetë dhe nuk ka ndonjë stuhi apo erë të fortë, ndaj nuk dihet se përse ka ardhur dhe rënia e pemës.