Gjykata Supreme është duke kërkuar një objekt me qera për t’u zhvendosur, pasi vazhdimisht janë ankuar se në Pallatin e Drejtësisë nuk ka ajër.
Sipas ftesës publike, objekti duhet të jetë më së paku 1 mijë e 500 metra katrorë.
“Sekretariati i Këshillit Gjyqësor i Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kërkojmë objekt me qira për “Gjykatën Supreme në Prishtinë përmes Ftesës Publike…”, thuhet në njoftim.
Kjo gjykatë po kërkon: një zyrë për kryetarin, 19 zyra për gjyqtarë, 1 zyrë për administrator, 15 zyra për administratë, 1 për shkrimore, 1 për arkiv, një për sallë gjykimi dhe një zyrë si hapësirë ndihmëse.
“Ofertat e nënshkruara dhe të mbyllura në zarf mund të dorëzohen ne zyrat e SKGjK brenda 7 dite nga dita e publikimit, ora 14:00 ndërsa hapja e ofertave bëhet ne te njëjtën ore”, thuhet në njoftim.