image Pallatet pa leje/ Gazetarja e bllokon Spiropalin: Keni 10 vite në pushtet

Shqipëri

Pallatet pa leje/ Gazetarja e bllokon Spiropalin: Keni 10 vite në pushtet

news image

Ministrja Elisa Spiropali është vënë pozitë të vështirë gjatë një interviste. Ajo u pyet për aksionin e fundit të shtesave pa leje në pallate. Spiropali tha se ky është “një problem serioz të trashëguar”.

Por gazetarja, Keida Kostreci i kujtoi se “kjo mazhorancë ka 10 vjet në pushtet”. Spiropali u justifikua se “kjo ishte një punë e bërë në vjimësi”.

Sërish gazetarja Kostreci ndërhyri duke i shpjeguar se “kjo nuk shpjegon faktin pse tani pasi këto ndërtime kanë marrë disa vjet”. Gazetarja e VOA i kushtoi vëmendje edhe bazës ligjore ku qeveria po e mbështet aksionin.

Për ndërtim pa leje në Shqipëri dënohesh sipas Kodit Penal. Në këtë rast qeveria po hyn në marrëdhënie biznesi me ndërtuesit duke u ofruar atyre ta shesin pjesën pa leje.

Ministrja e shmangu përgjigjen se për këtë “opozita mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese”.

/GazetaSinjali/