image Pal Lekaj tregon emrat e ministrave të AAK-së në qeverinë e re

Kosovë

Koalicioni/ Pal Lekaj tregon emrat e ministrave të AAK-së në qeverinë e re

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë ka konfirmuar zyrtarisht se do të përkrahë formimin e qeverisë së re dhe se do të hyjë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka treguar se kush pritet të jenë ministrat e ardhshëm nga kjo parti.

“Në kryesinë e ngushtë, unanimisht janë përkrahur: Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj. Por duhet që Këshilli drejtues t’i votojë”, tha Lekaj për Telegrafin.

Ndërkaq, LDK sot ka bërë të ditur se kandidat për kryeministër është Avdullah Hoti, nominimin e Hotit e kanë mirëpritur AAK.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që ka zhvilluar me Avdullah Hotin, ka pohuar se është kundër rritjes së numrit të ministrive.