image Pal Lekaj: Nuk kam punuar kundër AAK-së - Sinjali

Pal Lekaj: Nuk kam punuar kundër AAK-së

news image

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas raportimeve se bashkëpunoi me PShDK-në për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Lekaj mohon veprimet e tilla.

“Pal Lekaj asnjëherë nuk ka punuar kundër AAK-së sepse nuk ka logjikë që të punojë kundër familjes time politike për të cilën kam kontribuar nga themelimi e deri më sot”, tha Lekaj.

“Nuk e kuptoj nga i keni këto bindje, por nëse e shikoni hartën elektorale të këtyre zgjedhjeve ku PShDK pretendon për elektoratin e vetë, kandidati jonë Ardian Gjini është fitues. Novosellë e Epërme, Novosellë e Ultë, Bishtazhin, Doblibare, Bec, Korenicë e Brekoc”, theksoi ai.

“Unë kam punuar shumë që PShDK të mos ketë kandidat në këto zgjedhje por ka pasur problem tash e dy vjet në mes të koalicionit AAK-PSHDK për të cilat unë gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar t’i shuajë”, shtoi Lekaj në Pressing.

Të njëjtën e ka thënë edhe Ferdinand Kolaj i PShDK-së.

Kolaj tha se nuk kanë vendosur ende se kë do të mbështesin në balotazh, Ardian Gjinin e AAK’-ë apo Mimoza Kusari-Lilën e VV-së.

Pas votimeve të djeshme, Ardian Gjini prin me 18.382 ose 46 për qind të votave. Mimoza Kusari-Lila mori 14.819 ose 37,08 për qind.

Ferdinand Kolaj i PSHDK-së u rendit i treti me 2.652 ose 6.64 për qind të votave./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin