image Pak para orës policore, kryeqyteti “full” me vetura

Sociale

Pak para orës policore, kryeqyteti “full” me vetura

news image

Kur kanë mbetur edhe më pak se 20 minuta në nisjen e orës policore, që starton në 22:30, kryeqyteti është i mbushur plot me vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa fotografi të realizuara nga stafi i Sinjalit, në qendër të Prishtinës shihet një numër i madh i veturave që kanë krijuar kolona të gjata.

Me vendim të ri të Qeverisë së Kosovës, prej orës 22:30 qytetarët e kanë të ndaluar qarkullimin, përveç atyre që posedojnë leje të veçantë./Gazeta Sinjali/