image Pajtuesi i gjaqeve, që shoi hasmëritë mes shqiptarëve

Kosovë

Përkujtim/ Pajtuesi i gjaqeve, që shoi hasmëritë mes shqiptarëve

news image

Sot bëhen 24 vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton Çetta.

Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

Por veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve.

Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Kjo Lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës. /Gazeta Sinjali/