Sot do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës nga granti i Qeverisë së Japonisë.
Ceremonia mbahet në mjediset e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në të do të marrin pjesë ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe zyrtarë të tjerë nga autoritetet japoneze dhe nga institucionet shëndetësore të Kosovës./Gazeta Sinjali/
P.S: Fotoja në ballinë është ilustruese