image Paguhen për t’i zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së, por inspektorët e Gjakovës rregullat i shkelin vetë (Video)

Ekskluzive

Paguhen për t’i zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së, por inspektorët e Gjakovës rregullat i shkelin vetë (Video)

news image

Përderisa numri i të infektuarve me COVID-19 po shënon rritje dhe qeveria bën apel për respektim të masave parandaluese, dy inspektorët e Kuvendit Komunal në Gjakovë, Ahmet Bajrami dhe Genc Jetishi, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve për t’i zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së, rregullat po i shkelin vetë.

Në pamjet e filmuara dje nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, shihet se asnjëri prej inspektorëve nuk e bartë maskën në mënyrën e duhur, përderisa ata po dilnin nga objekti i Kuvendit Komunal në Gjakovë, në rrugë publike.

Pamjet tregojnë se inspektori Ahmet Bajrami maskën e mbante në mjekërr, ndërsa inspektori Genc Jetishi e mbante në dorë. Mbajtja e maskës në këtë mënyrë jo vetëm që është e ndaluar, por, për një veprim të tillë shumë qytetarë janë ndëshkuar.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali raportojnë se kjo nuk është hera e parë që inspektorët Bajrami dhe Jetishi bien në sy duke shpërfillur rregullat për mbajtjen e maskës, madje, sipas tyre kjo ka ndodhur edhe në kohën kur disa kolegë të tyre ishin konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Përkundër shkeljes së rregullave nga ana e inspektorëve, e që meritojnë kritikë, kujtojmë se bartja e maskës dhe ruajta e distancës fizike prej 2 metrash, së bashku me masat e tjera të përcaktuara me vendim të Qeverisë, edhe më tutje mbetet obligative për të gjithë qytetarët, pavarësisht statusit të tyre.

Për më shumë detaje, video e bashkëlidhur. /Gazeta Sinjali/

Foto: Ahmet Bajrami
Foto: Genc Jetishi