image Pagesa për parkingje në Prishtinë do të bëhen edhe përmes postës

Kosovë

Pagesa për parkingje në Prishtinë do të bëhen edhe përmes postës

news image

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryeshefin ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking” Sh.A., Liridon Restelica për realizimin e shërbimit të regjistrimit/aplikimit për drejtuesit e automjeteve, banorë rezidentë të Komunës së Prishtinës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, sipas një komunikate të lëshuar nga Posta e Kosovës, është që drejtuesit e auomjeteve të kursejnë kohë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Posta e Kosovës është e shtrirë me zyra postare kudo në vendbanimet e kryeqytetit, me dy ndërrime çdo ditë, nga ora 8:00 deri në 21:00, përfshirë ditëve të vikendit dhe festave. Misioni i Postës së Kosovës është ofrimi i shërbimeve të jetë sa më afër qytetarëve”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/