image Paditet kompania "Google" - dyshohet se ka mbledhur informacione personale të nxënësve

Teknologji/ Paditet kompania “Google” – dyshohet se ka mbledhur informacione personale të nxënësve

news image

Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hector Balderas e ka paditur “Google” duke akuzuar se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale për nxënësit.

Gjigandi teknologjik dyshohet se ka grumbulluar informacione mbi website-t që vizitojnë nxënësit, password-et, videot që shikojnë, listat e kontakteve dhe informacione të tjera. Për këtë, sipas autoriteteve janë përdorur laptopet “Chromebook” të “Google” dhe programi “G Suite for Education”.

Sipas Balderas, “Google” ka dështuar që të marrë miratimin e prindërve për fëmijët nën moshat 13 vjeç dhe ka dhunuar Aktin për Mbrojtjen Online të Fëmijëve.

Teksa, “Google” i ka mohuar akuzat që i janë bërë nga prokurori.

Vitin e kaluar, gjigandi teknologjik arriti një marrëveshje prej 170 milionë dollarësh me Komisionin Federal të Tregtisë mbi pretendimet se kishte hyrë në mënyrë ilegale tek informacionet personale të fëmijëve në “YouTube”.