image Pacolli: Veselinoviqin e kam parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës

Politikë

Pacolli: Veselinoviqin e kam parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës

news image

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur për njërin nga anëtarët e bandës serbe në veri që u sanksionua nga ShBA, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se Zvonko Veselinoviqin e ka parë në Budva para dy viteve bashkë me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Dy vite më parë gjatë pushimeve në bregdetin e Adriatikut në Budva, mua më është ofruar një njeri, që shumë më vonë e kam kuptuar se ishte Zvonko Veselinoviq. Ai atje ishte i shoqëruar me deputetë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Unë vetëm i kam përshëndetur dhe aq, unë nuk e njoh Veselinoviqin, as nuk e kam parë më vonë. As sot nuk e di cili prej tyre ishte Veselinoviqi”, tha Pacolli në RTV21.

Thjesht na ka rastisur që gjatë ankorimit të anijeve të takohemi. Ata vetëm se ishin aty kur unë shkova. E kemi njohur kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe jemi përshëndetur. Aty ishin edhe tre deputetë të Kuvendit të Kosovës”.

Kujtojmë që Pacolli në vitin 2017 ishte fotografuar në një jaht bashkë me Milan Radojiçiq, i cili konsiderohet ‘dora e djathtë’ e Veselinoviqit. /GazetaSinjali/