Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në 110 vjetorin e lindjes së nobelistes Nënë Tereza, ka kujtuar një bisedë që kishte pasur kohë më parë me të ndjerën, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shprehet se takimi kishte ndodhur në vitin 1979, derisa ai po bënte një udhëtim biznesi në Kalkuta të Indisë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
”Ti po fle në hotel?
Paratë e hotelit jepja të varfërve dhe hajde fli në misionin tonë, më tha Nëna Terezë, kur shkova me e takuar në fund të viteve 70 në një udhëtim biznesi në Kalkuta të Indisë. Mora mësimet e kursimit dhe bujarisë prej saj, të njëjta me ato të gjyshit Osman.
Sot në 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, duhet të përulemi me respekt para kësaj figure të madhe të kombit. Ajo është shndërruar në markë botërore e shqiptarëve.
Na njohin më mirë për shkak të saj.
Jemi më të mirë në sytë e botës dhe për shkak të saj. Unë me leksionin që mora në Kalkuta në 1979, u bëra më i mirë”. /Gazeta Sinjali/