image Pacolli: Të gjithë duhet të jemi krenarë me Kushtetutën dhe ta zbatojmë në plotni

Kosovë

Politikë/ Pacolli: Të gjithë duhet të jemi krenarë me Kushtetutën dhe ta zbatojmë në plotni

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kosovës, ka kërkuar angazhim për zbatimin e plotë të saj.

Pacolli e vlerëson Kushtetutën si udhëzues për t’i kapërcyer dallimet politike, në këtë kohë “polarizimesh të thella politike”.

“Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim. Në këto kohë polarizimesh të thella politike në vend, kushtetuta e Republikës shërben si udhëzuesi ynë për të kapërcyer dallimet politike dhe për të sjellë zgjidhje për qytetarin në interesin e tyre më të mirë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lideri i AKR-së ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenarë për Kushtetutën të cilën, thotë se, duhet ta zbatojnë në plotni, pa teke individësh./Gazeta Sinjali/