image Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit grek: Ishte mik i shqiptarëve

Politikë

Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit grek: Ishte mik i shqiptarëve

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit grek, Karolos Papoulias.

Ai tha se Papoulias ishte mik i madh i Kosovës dhe shqiptarëve si dhe një avokat i fortë për paqen në Ballkan.

“Ai ishte një avokat i fortë për paqen në Ballkan dhe miqësinë e fortë midis shqiptarëve dhe grekëve. Bashkëndjej me familjen e tij dhe Greqinë”, ka shkruar Pacolli në një postim në Twitter.

/GazetaSinjali/