Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit grek, Karolos Papoulias.
Ai tha se Papoulias ishte mik i madh i Kosovës dhe shqiptarëve si dhe një avokat i fortë për paqen në Ballkan.
“Ai ishte një avokat i fortë për paqen në Ballkan dhe miqësinë e fortë midis shqiptarëve dhe grekëve. Bashkëndjej me familjen e tij dhe Greqinë”, ka shkruar Pacolli në një postim në Twitter.