Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u vaksinua për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Pacolli ka thënë se ata që kanë më shumë nevojë të vaksinohen janë qytetarët dhe mjekët, e jo politikanët, të cilët thotë se kanë mundësi të tjera të marrin kurën antiCOVID, duke mos shfrytëzuar këtë donacion.
“Vaksina ‘Astra Zeneca’ e cila erdhi si donacion nga aleanca COVAX, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me COVID kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/