Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi të prindërve të tij të ndjerë të cilët thotë se i mungojnë shumë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pacolli thotë se këtë status e ndan me të gjitha ata të cilët kanë mall për prindërit e tyre.
“Dymbëdhjetë vitet e fundit, është gjithmonë dikush që na mungon në sofrën e Iftarit, prindërit. Mungesa është e madhe për çdo ditë. Këtë status e ndajë me të gjithë ata të cilëve u mungojnë prindërit”, ka shkruar ai.
Por, ajo që bie në sy është ngjashmëria e madh që i pari i AKR-së ka me babain e tij të ndjerë.