Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, thotë se e ka mik presidentin e ri të Zvicrës, Ignacio Cassis, shkruan Gazeta Sinjali.
Pacolli e ka uruar mikun e tij për marrjen e këtij posti. Në urimin e tij, Pacolli ka treguar një detaj interesant për presidentin e Zvicrës së Vogël, Cassis.
Pacolli tha se Cassis jeton në shtëpinë e njëjtë ku ai kishte jetuar prej kohësh.
“Unë kam shumë arsye ta përgëzoj për zgjedhjen e tij, se pari që e kam mik dhe se ai është një bashkvendas nga Kantoni i Ticino-s dhe jeton në shtëpinë ku unë kam jetuar prej kohësh”, shkroi ndër të tjera Pacolli në Facebook./GazetaSinjali/