Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Kosova nuk i njeh të ashtuquajturat pasaporta të Rusisë për banorët e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.
Pacolli shkruan në twitter se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
‘Rusia duhet të ndalojë ndërhyrjet e jashtëligjshme në Ukrainë dhe të tërheq trupat e saj”, shkruan shefi i diplomacisë kosovare./Sinjali/