Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është shprehur me fat që pati mundësi ta njoh nga afër presidentin, Ibrahim Rugova.
Në 16 vjetorin e vdekjes së tij, Pacolli ndau një fotografi krah Rugovës në një postim në Facebook duke shkruar “Sot bëhen 16 vjet që kur presidenti historik Ibrahim Rugova ndërroi jetë”.
“Unë pata fatin ta njoh nga afër dhe nuk mendoj se ka njeri që e do Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe që sot nuk ka ndjenjën e krenarisë për Presidentin tonë historik dhe veprën e tij. Faleminderit President”, u shpreh Pacolli.
Sot janë bërë 16 vite nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vdiq më 21 janar të vitit 2006./GazetaSinjali/