image Pacolli për rivarrimin e Liridonës: Fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me të, s'ishin të pranishëm

Sociale

Pacolli për rivarrimin e Liridonës: Fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me të, s’ishin të pranishëm

news image

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas rivarrimit të Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-këshilltari i tij, bashkëshorti i saj, Naim Murseli, raporton Sinjali.

Ai tregoi se pasi ndodhet jashtë vendit nuk mundi të ishte i pranishëm në këtë ceremoni, teksa shtoi se as fëmijët e tashmë të ndjerës nuk ishin prezentë.

“Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot. Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget”, tha ai.

I njëti shprehi përkrahje të vazhdueshme nga familja e tij për familjen Ademaj.

Postimi i plotë:

Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget, familjaret e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen.

/GazetaSinjali/