image Pacolli për njohjen e re: Priten hapa konkretë pasi Osmani i mblodhi krerët e institucioneve

Politikë

Pacolli për njohjen e re: Priten hapa konkretë pasi Osmani i mblodhi krerët e institucioneve

news image

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar foton e Presidentes së bashku me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe Ministren e Jashtme, duke thënë se prej aty priten hapa konkret për njohjen e re të paralajmëruar nga ai.

Edhe pse kur Osmani kishte postuar foton kishte cekur se këto janë takime koordinuese javore, Pacolli pretendon se janë mbledhur aty për të diskutuar për njohjen nga një shtet afrikan të cilin ai e ka paralajmëruar tash e sa kohë.

Pacolli ka thënë se delegacioni i këtij shteti ka qëndruar në Kosovë dhe se tani pritet që dikush nga krerët e Kosovës të vizitojë atë vend dhe të vendosen marrëdhëniet diplomatike.

“Shumë njerëz më pyesin (edhe në  rrjete sociale)  se çka ndodhi me njohjen për të cilin i pata shkruar Kryeministrit”, shkruan Pacolli në Facebook.

Ai shton se dëshiron të tregohet transparent dhe të potencojë faktin se delegacioni i atij shteti ishte në Kosovë dhe ka ftuar krerët e institucioneve të ua kthejnë vizitën.

Pacolli thotë se tani priten hapa konkret pas takimit mes Osmanit, Gërvallës, Konjufcës dhe Kurtit.   

“Për hirë të transparencës ju informoj se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar mardhënjet diplomatike dhe tani hapat konkret priten nga krerët e institucioneve tona. Presidentja paska mbledhur krerët për koordinim dhe kjo është punë e mirë. Shpresoj që do t’i shohim rezultatet”, përfundon ai.

/GazetaSinjali/