image Pacolli për kërkesën e dorëheqjes së Duda Baljes: Propozim i pavend dhe i nxituar

Politikë

Pacolli për kërkesën e dorëheqjes së Duda Baljes: Propozim i pavend dhe i nxituar

news image

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare. 

Lidhur me këtë, i pari i AKR-së, Pacolli tha se propozimi i Demollit për shkarkimin e Balje ishte i pavend dhe i nxituar.

Ai tha se Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetet edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.

“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, shkroi Pacolli në Facebook.

Ndryshe, reagimi i Demollit erdhi pasi Balje tha se nuk do të votojë pro Kodit Civil këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës i cili përmban lejimin e martesave mes gjinive të njëjta, ku si arsye Duda përmendi fenë.

/GazetaSinjali/