Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas sulmit tragjik në veri, ku u vra një zyrtar policor, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, sulm ky të cilin e cilësoi akt terrorizmi.
Pacolli teksa u shprehu ngushëllime familjes Bunjaku, shtoi se opozita e pozita në këtë situatë duhet të jenë së bashku.
“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, ka shkruar ai.