image Pacolli nuk ateron në Prishtinë, por në Tiranë

Kosovë

Masat/ Pacolli nuk ateron në Prishtinë, por në Tiranë

news image

Kryetarit i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit ka ateruar në Aeroportin e Tiranës, pasi anuloi fluturimin për në Prishtinë, mëson Koha.

Sot Pacollit i ishte aprovuar leja për aterrim në Prishtinë, por ai ishte ankuar për masat e karantimit të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Pasditen e së martës kishte vendosur të anulonte fluturimin për në Kosovë.

Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Pacolli pati mbetur në Zvicër, kësisoj duke mos arritur të kthehet në vend./Gazeta Sinjali/