Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se nesër Kosovën do ta vizitojë një delegacion i një shteti afrikan i cili do të diskutojë rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.
Pacolli në T7 tha se uron që dikush nga krerët e lartë shtetëror t’i pret këta zyrtarë.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës të dielën deklaroi se i kishte shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, rreth mundësisë së kësaj njohje.
“Në WhatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetin e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj eventuale në këtë shtet.Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj”.