Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë sot disa këshilla për jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Multimilioneri këshillon ndjekësit e tij në Facebook që të mos trishtohen nëse janë të varfër ose po kalojnë ndonjë vështirësi në jetën e tyre.
Sipas tij, ata duhet gjithmonë të mendojnë se problemet dhe hallet e tyre janë më të vogla sesa që ata i mendojnë, krahasuar me vështirësitë me të cilat përballen të tjerët.
“Mos u trishto, nëse je i varfër, të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe. Nëse s’ke mjet transporti, dikush nuk ka as këmbë. Nëse ankohesh nga një dhimbje, shih të tjerët që janë të sakatuar. Nëse ke humbur një fëmijë, s’e sheh më, të tjerët prej një aksidenti humbën tërë familjen.”
“Nëse ke gabuar pendohu, nëse i bëre ndokujt keq apo padrejtësi, kërkoj falje Zotit dhe robit që ia bëre atë të keqe. Mëshira e Zotit është shumë e madhe, dera e pendimit rri e hapur, të pret ty sepse ajo të pranohet me lejen e Zotit”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Gazeta Sinjali/