Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje partive politike në vend që të mos e diskutojnë çështjen e presidentit.
Pacolli ka thënë se e kemi Presidentin dhe se pozicioni i partive politike duhet të jetë i qartë.
Deklarata e plotë:
“Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë …
Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin!
Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit.
Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve”, përfundon deklarata e Pacollit. /Gazeta Sinjali/