image Pacolli letër Kurtit: Presidenti i një shteti po vjen që ta njohë Kosovën, pritet vetëm miratimi juaj

Politikë

Pacolli letër Kurtit: Presidenti i një shteti po vjen që ta njohë Kosovën, pritet vetëm miratimi juaj

news image

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kurti nuk i është përgjigjur për një njohje që ai e ka siguruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli tha se ai ia ka dërguar letrën dhe mesazhin e presidentit të atij shteti (që Pacolli e lë anonim) ku konfirmohet se është i gatshëm të vijë javën e ardhshme të kryejnë formalitetet e njohjes.

Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet“, ka shkruar Pacolli.

Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Letër kryeministrit Kurti,

I nderuar zoti kryeministër,

Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore. Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;

Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.

Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.

Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje.

Me nderime, Behgjet Pacolli

/GazetaSinjali/