image Pacolli, Kurtit: Në botën civilizuese nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Politikë

Pacolli, Kurtit: Në botën civilizuese nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët

news image

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për gjuhën që ky i fundit e përdori dy ditë më parë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Pacolli tha se në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar, asnjëherë s’ka dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre.

“Nuk kam dyshime për aftësitë e Kryeministrit tonë në udhëheqjen me popullin e Kosovës, por jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë kontribon në “qeverisjen me duar të pastërta”, kur njerëzit që ndihmojnë në këtë proces (prokurorët dhe gjyqtarët), nga vet drejtuesit e shtetit sulmohen”, tha Pacolli.

Kujtojmë se për gjuhën e Kurtit ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke i bërë thirrje që kreu i qeverisë t’i ndalë linçimet.

/GazetaSinjali/