image Pacolli kërkon ndihma mjekësore për Kosovën nga Bashkimi Europian

Kosovë

Deklaratë/ Pacolli kërkon ndihma mjekësore për Kosovën nga Bashkimi Europian

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka  thënë se Bashkimi Europian duhet të vazhdojë ta furnizojë me materiale mjekësore Ballkanin Perëndimor.

Pacolli përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka shkruar se është pikërisht koha që Ballkani Perëndimor është në Europë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, transmeton Gazeta Sinjali.

“Bashkimi Europian duhet të vazhdojë ta furnizojë me materiale mjekësore Ballkanin Perëndimor. Kjo është koha të tregoni që Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. E nxisë Nataliya Apostolovan që të ndikojë te Brukseli për ta ndryshuar vendimin që kufizon eksportet mjekësore. Tani duhet të qëndrojmë të bashkuar, pa kufij”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 15 raste me koronavirus, teksa në Shqipëri numri i të infektuarve ka shkruar në 51./Gazeta Sinjali/