Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka kujtuar adoleshencën e tij i cili thotë se është rritur në kushte të vështira financiare në krahasim me shokët e tij të klasës në atë kohë, njofton Gazeta Sinjali.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër, duke shtuar tutje se ai ndihmon studentët përmes bursave që i dhuron.
“Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Gazeta Sinjali/