Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas aksidentit që ndodhi dje në Gjermani ku humbën jetën tragjikisht tre kosovarë nga fshati Rahovicë të Ferizajit, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Krasniqi, transmeton Gazeta Sinjali.
Kreu i AKR-së ka thënë se humbja e 12, 18 dhe 35 vjeçarit është lajm jashtëzakonisht i rëndë.
“Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën”, shkroi Pacolli në Facebook.
“Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/