image Pacolli i del në mbrojtje Devës: Ishe bashkëpunëtori nr. 1 i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri

Politikë

Pacolli i del në mbrojtje Devës: Ishe bashkëpunëtori nr. 1 i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri

news image

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk e kupton se si diplomacia kosovare dhe krerët e shtetit nuk reagojnë në mbrojtje të figurës së Xhafer Devës, ish-politikanit të njohur shqiptar.

Pacolli thotë se Deva ishte bashkëpunëtori i SHBA-së në luftën kundër regjimit komunist në Shqipëri. Ai po ashtu shton se nuk ka asnjë fakt që Deva apo njësitet e tij kanë kryer krime ndaj komuniteteve tjera në trojet shqiptare, duke përfshirë komunitetin hebre.

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Deva është padyshim një nga figurat e rëndësishme  të çështjes kombëtare që meriton trajtim të drejtë për  punën  dhe veprën e tij.  Në këtë moment kur hidhen dyshime për figurën e tij, vlerat e tij duhen mbrojtur duke pasqyruar realitetin”, shkruan Pacolli.

Nuk ka asnjë fakt historik që Xhafer Deva apo njësitë e tij të kenë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti tjetër e mos te flasim kunder atij hebre.  Xhafer Deva  ishte bashkëpunëtori nr.1  i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri. Xhafer Devës,  nga respekti që SHBA kishte ndaj tij i’u është dhënë viza për të  emigruar  në ShBA (viteve 60) ku ai punoi si administrator në Universitetin Stanford në Palo Alto, Kaliforni i cili ishte në pronësi të familjeve hebreje e  që e adhuronin shumë Xhafer Devën ne shenjë  mirënjohës për mbrojtjen e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri. Nuk e kuptoj pse diplomacia kosovare dhe veçanërisht krerët e shtetit nuk e kundërshtojnë fushatën e eger serbe, plot gënjeshtra dhe të pavërteta për këtë veprimtar sublim te kombit”, përfundoi Pacolli.

/GazetaSinjali/