image Pacolli e quan skandaloze deklaratën e Daçiqit për varrezat shqiptare

Politikë

Pacolli e quan skandaloze deklaratën e Daçiqit për varrezat shqiptare

news image

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka quajtur skandaloze dhe të papranueshme deklaratat e Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, lidhur me varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se Daçiq dhe Serbia duhet të përballen me drejtësinë për krimet, për të cilat thotë se janë më të tmerrshmet të kryera kundër shqiptarëve.

“Më shumë se 13 mijë të vrarë, më shumë se 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara, më shumë se 1 milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre u shkatërrua dhe të plaçkitura dhe shumë fëmijë mbetën jetim nga kriminelët serb”, ka shkruar Pacolli.

I pari i AKR-së ka thënë se është koha që bashkësia ndërkombëtare të veprojë ndaj Serbisë dhe mbështetësve të gjenocidit, që e udhëheqin qeverinë serbe sot.

“Është momenti i fundit për drejtësi për viktimat në Kosovë dhe për t’u dhënë fund atyre që kanë gjak në duar dhe ecin të lirë sot në Serbi”, ka përfunduar Pacolli.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar në një intervistë televizive serbe, se nuk ka çka t’u bëjë serbëve që po i tregojnë ku janë të varrosuar shqiptarët gjatë luftës.

“Çfarë të bëjmë ne me serbët që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj-lloj budallallëqesh të ndryshme duke ju treguar se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ishte deklarata e Daçiq për TV Happy. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164057401165153?xts[0]=68.ARAYoYmmc2ZRl6FPpazJvxr4Chs05vDLGXDSVDnq7H-QgErqSZ-Kn25EiwRMibI9qg-ZPA69KaZiJ6TlPQoMNu4ODPRT3qmGFFaRviZe_B4HRzidsZJmY6EpFH7w53gEi7xj8WZq0mYagFvPiWjY07g1ruEljE-0GFTYddXBRfwHQLFnCdt5E8Fq7qQtCwmLl9suxTFiuiocb6CerHqyw7UR3GeSqafBU_VCUJvDmclMAcZIv5fVE2rzfbxoVVb5p-H6zVBCL53AKMFwwPXOu4VQIDX7Xre1ktXtjwlx_NPNWRI28OkSV5hbISUSqcxIawVs5moL0WY3xd4K&tn=-R