image Pacolli: Do të ishte nder për mua të shkoj në konvikt

Kosovë

Pandemia/ Pacolli: Do të ishte nder për mua të shkoj në konvikt

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk ka kundërshtuar të shkojë në konvikt, madje ai thotë se do ishte nder për të të shkonte atje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij e gjitha ishte një inskenim i Kryeministrisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“A e kuptoni ju që unë asnjëherë nuk kam folë dhe nuk jam shprehë kundër shkuarjes time në konvikt. Asnjëherë. Shikoni se çfarë kam deklaru. Shikoni shkrimet e mia, postimet e mia, a mund të gjeni diku një moment ku unë jam deklaru kundër shkuarjes në konvikt. Nuk jam deklaru. Unë kam qenë i gatshëm të shkojë atje. Do ishte një nder për mua të jem me pjesën tjetër të qytetarëve, por krejt këtë inskenim e kanë bërë intriguesit sot që janë një pjesë e tyre në kryeministri, një pjesë e tyre në Ministrinë e Shëndetit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të thotë institucionet e mia krejt këtë kaos që më ka penguar shumë këto ditëve të fundit, ata e kanë krijuar, jo unë”, tha Pacolli në 7T./Gazeta Sinjali/