Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka arritur të bie në kontakt me personin që i ndihmoi policisë ta kapte Dardan Krivaqën, të dyshuarin për vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.
Ai gjatë ditës së sotme ka ofruar shpërblim për këdo që ndihmon në kapjen e Krivaqës.
Kjo është bërë e ditur nga Naim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit.
“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë”, është shprehur ai. /Gazeta Sinjali/