image Pacolli: AKR do të qëndrojë në opozitë

Politikë

Pacolli: AKR do të qëndrojë në opozitë

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, lajmet që ky subjekt politik po i afrohet Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion qeverisës, janë të pavërteta.

Pacolli ka thënë se AKR do të qëndrojë në opozitë.

“Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja afrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, janë të pavërteta. AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet të certifikohen dhe të krijohen institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi). AKR do të qëndrojë në opozitë që nga fillimi”, ka shkruar kreu i AKR-së në Facebook./Gazeta Sinjali/