image Pacientja me kancer merr flakë gjatë operacionit në spital

Botë

Botë/ Pacientja me kancer merr flakë gjatë operacionit në spital

news image

Një paciente ka vdekur pasi u dogj gjatë operacionit në një spital në Rumani.

Kirurgët në Spitalin Floreasca në Bukuresht përdorën një dezinfektues me bazë alkoolin mbi gruan 66 vjeçare përpara se të kryenin operacionin për kancerin pankreatik më 22 dhjetor.

Por më pas përdorën një bisturi elektrike, e cila, kur ra në kontakt me alkoolin, bëri që trupi i gruas të merrte flakë në tryezën e operacionit.

Ajo pësoi djegie në 40% të trupit të saj dhe vdiq në spital një javë më vonë.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e gruas.

Familja e viktimës u tha mediave rumune se mjekët nuk i treguan për rëndësinë e situatës dhe detajet e asaj që kishte ndodhur, duke u thënë se ishte vetëm një aksident.

“Ne nuk po bëjmë akuza, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi,”- u shprehën ata.

Ministri i shëndetësisë Victor Costache premtoi se do të hetojë incidentin traumatik.

“Kirurgët duhet të ishin të vetëdijshëm se është e ndaluar të përdoret një dezinfektues me bazë alkooli gjatë procedurave kirurgjikale të kryera me një bisturi elektrik,”- ta zv/ministri Horatiu Moldavani. /Gazeta Sinjali/