image Pacienti i prekur me koronavirus që vdiq sot kishte edhe sëmundje tjera serioze

Shëndetësi

Pacienti i prekur me koronavirus që vdiq sot kishte edhe sëmundje tjera serioze

news image

Në Klinikën Infektive në Prishtinë sot ka ndërruar jetë edhe një person i prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

I ndjeri është E.K, 52 vjeçar nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se viktima kishte edhe probleme të tjera  të tjera përcjellëse, të cilat thotë se ishin mjaft serioze.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se paska ndërruar jetë i prekuri me COVID-19, E.K (52 vjeç) nga Rahoveci. I ndjeri kishte probleme të tjera përcjellëse, të cilat ishin mjaft serioze. Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit nga Rahoveci”, ka shkruar Latifi.

Më tej, kryetari i Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu përmbahen të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të posaçëm komunal./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/1124868344538650