Një ngjaje e pazakonte ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës. Një ambulancë ka marrë një pacient dhe kur është nisur për në spital, pacienti së bashku me barelën ëshë rrëzuar duke përfunduar në mes të rrugës së ngarkuar me trafik.
Shoferi e ka kuptuar menjëherë, ka ndaluar dhe e ka futur sërish pacientin në ambulancë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Kur mbërriti në spital, mjekët e trajtuan pacientin dhe për fat të mirë zbuluan se ai nuk kishte ndonjë dëmtim shtesë nga rënia e papritur. /Gazeta Sinjali/