image Pacientët me koronavirus të shtrirë në Mjekësinë Sportive barten në Mjekimin Intensiv

Shëndetësi

Pacientët me koronavirus të shtrirë në Mjekësinë Sportive barten në Mjekimin Intensiv

news image

Pacientët me koronavirus të shtrirë në Mjekësinë Sportive, do të barten në Mjekimin Intensiv Qendror, për shkak të zgjerimit të kapaciteteve me shtretër dhe respiratorë në Mjekësinë Sportive.

Në një përgjigje të QKUK-së për Gazetën Sinjali, kanë thënë se Mjekësia Sportive është gati se e mbushur me pacientë dhe kanë nevojë për zgjerim të kapaciteteve.

Pacientët do të barten në Mjekimin Intensiv Qendror, ngase zgjerimi i kapaciteteve nuk mund të ndodhë përderisa pacientët janë të shtruar.

“Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve me shtretër dhe respiratorë tek mjekësia sportive, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës, së datës 5 Korrik 2020, i cili parasheh riorganizim të përgjithshëm, Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur që pacientët që janë në njësinë intensive të mjekësisë sportive të dërgohen në Mjekimin Intensiv Qendror”, njoftojnë nga QKUK-ja për Gazetën Sinjali.

Mjekimi Intensiv Qendror, posedon 27 shtretër, e nga aty do të largohen pacientët të cilët nuk janë pozitiv me COVID-19, për t’u bartur në ish-mjekimin e vjetër intensiv, ku deri më tani ka qenë njësia koronare./ Gazeta Sinjali/