image Pa u bërë 24 orë, Dafina e Tayna arrijnë 1 milion klikime

Bota e Yjeve

Showbiz/ Pa u bërë 24 orë, Dafina e Tayna arrijnë 1 milion klikime

news image

Dy artistet e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Tayna dje publikuan projektin më të ri muzikor.

Kënga që titullohet “Bye Bye” ka arritur që në më pak se 24 orë të marrë mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube.

Ky është edhe bashkëpunimi i parë i artisteve që erdhi si befasi e këndshme për fansat e tyre, transmeton Sinjali.

“Bye bye” në vete ngërthen dy këngë, kështu duke bërë që të pëlqehet jashtëzakonisht nga publiku.

Të veçantë këtë këngë e bënë edhe paraqitja tejet tërheqëse e Dafinës dhe Taynës në videoklip.

Tekstin e këngës e ka shkruar Tayna, ndërsa për melodinë janë përkujdesur të dy artistet.

Këngën mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të “Friends Entertainment” në Youtube./Sinjali/